Album: Shqip
Erdha dhe të pashë, errësirë ishte jashtë 
Gjumi ty akoma nuk të paska zënë 
Në dritare rrije, si një yll atje më ndrije 
Zemra ime sa su çmend nga dashuria 
 Të binin gërshetat mbi parvazin tënd të vjetër 
Kë më pret ashtu menduar nuk e di 
Kam një brengë në zemër s'di kujt ti ankohem 
Edhe malet më largohen 

 Doja të të thërrisja, të të merrja, të të shpija 
Në ca vënde lart, ku s'ka tjetër njeri 
Çupkë vetull ngjalë, për ty do të sjell një kalë 
Të kërcej mbi shalë të tij dhe të bëhem hi 
 Por ti s'më dëgjon, në dritare rri mendon 
Çfarë mendon thuamë mua që ta di 